PËRTYPU ME 

KËNAQËSINË E RITMIT –TERMAT & KUSHTET

Republika e Kosovës, 18+. Kërkohet akses në internet dhe email.
Për të marrë pjesë, skanoni kodin QR ose vizitoni https://www.yourchewyplace.com/sq-xk për të regjistruar të dhënat tuaja. Mundësi për të fituar një nga 20 palët e kufjeve JBL me anulim të zhurmës. Aplikimet duhet të pranohen nga ora 00:00:01 më 01.04.2026 deri në ora 23:59:59 më 31.05.2026. Nuk kërkohet blerje. Maksimumi 1 aplikim për person në ditë (00:00:00 – 23:59:59); maksimumi 10 aplikime në total. Pjesëmarrësit mund të fitojnë maksimumi 1 çmim në shortin që do të zhvillohet më 08.06.2026.

Për Termat dhe Kushtet e plota, vizitoni: https://www.yourchewyplace.com/sq-xk/terms-and-conditions

Promotori: Mars Incorporated Bulgaria EOOD, me seli të regjistruar në Sofje 1756, Rr. Lachezar Stanchev 5, Sopharma
Business Towers, Ndërtesa B, kati i 10-të, nr. i kompanisë 831142767.

 

PËRTYPU ME

KËNAQËSINË E RITMIT –TERMAT & KUSHTET

Këto terma dhe kushte ( “Termat dhe Kushtet”) rregullojnë aplikimin dhe pjesëmarrjen tuaj në lojën shpërblyese “PËRTYPU ME KËNAQËSINË E RITMIT” (“Loja Shpërblyese”). Ju lutemi lexoni me kujdes këto kushte para se të merrni pjesë, pasi me aplikimin tuaj dhe duke shënuar kutinë “Enter” (në Kosovë: “Merr pjesë”), konsiderohet se i keni pranuar dhe jeni pajtuar të respektoni këto Terma dhe Kushte. Në rast të ndonjë konflikti ose mospërputhjeje me çfarëdo komunikimi tjetër që lidhet me Lojën Shpërblyese, përfshirë materialet reklamuese ose promovuese, këto Terma dhe Kushte do të kenë përparësi.

Promotori e merr shumë seriozisht mbrojtjen e të dhënave personale. Duke marrë pjesë në këtë Lojë Shpërblyese, ju konfirmoni se e keni lexuar Politikën e Privatësisë në https://www.mars.com/privacy(open in new tab) dhe pranoni që çdo e dhënë personale që dorëzoni si pjesë e kësaj Lojë Shpërblyese të ruhet dhe përpunohet në përputhje me seksionin për Përpunimin e të Dhënave Personale të këtyre Kushteve dhe Termave.

Promotori: Mars Incorporated Bulgaria EOOD, me seli të regjistruar në Sofje 1756, Rr. Lachezar Stanchev nr. 5, Sopharma.                                                                                       Business Towers, Ndërtesa B, kati i 10-të, nr. i kompanisë 831142767.

KUALIFIKIMI

1. Kjo Lojë Shpërblyese është e hapur për banorët e Republikës së Kosovës, me përjashtim të punonjësve të kompanive të Mars Inc., familjarëve të tyre të ngushtë, agjentëve të lidhur ose kujtdo tjetër që është profesionalisht i lidhur me Lojën Shpërblyese (“Pjesëmarrësit”).

2. Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi 18 vjeç në datën e aplikimit.

3. Kërkohet akses në internet dhe regjistrim.

4. Aplikimet masive, pjesëmarrësit që përdorin adresa të shumta, adresa emaili, numra ose që aplikojnë përmes agjentëve, palëve të treta, grupeve të organizuara, sindikatave apo identiteteve të rreme, ose aplikimet e gjeneruara automatikisht nga kompjuteri, nuk do të pranohen. Aplikimet e pranuara me çfarëdo mënyre tjetër përveç asaj të përcaktuar në këto Terma dhe Kushte do të refuzohen. Çdo person që përpiqet vazhdimisht të anashkalojë proçesin e aplikimit do të skualifikohet menjëherë. Nuk do të pranohen aplikime të paplota, të dëmtuara apo aplikime të shumëfishta nga i njëjti person përtej limitit ditor. Aplikimi duhet të bëhet drejtpërdrejt nga personi që merr pjesë në Lojën Shpërblyese. Vetëm aplikimet e vlefshme dhe autentike do të merren në konsideratë.

PERIUDHA E LOJЁS SHPЁRBLYESE

5. Loja Shpërblyese do të zhvillohet nga ora 00:00:01 më 01.04.2026 deri në ora 23:59:59 më 31.05.2026. Aplikimet e dorëzuara jashtë këtij afati do të jenë të pavlefshme dhe nuk do të përfshihen në Lojën Shpërblyese.

SI MUND TЁ MARR PJESЁ

6. Për të patur shansin për të fituar, skanoni kodin QR në materialet reklamuese që prezantojnë Lojën Shpërblyese ose vizitoni adresën e internetit të Lojës Shpërblyese: https://www.yourchewyplace.com/sq-xk. Plotësoni formularin e regjistrimit online duke dhënë emrin dhe mbiemrin tuaj të plotë, adresën e emailit, adresën postare dhe numrin e celularit dhe përgjigjuni saktë pyetësorit të Orbit:

Cili nga këto shije të çamçakëzit Orbit® nuk ekziston?

  • Boronicë

  • Mente

  • Mango

  • Luleshtrydhe

7. Nuk nevojitet blerje.

8. Do të pranohet vetëm një aplikim për çdo Pjesëmarrës, në ditë (00:00:00 - 23:59:59). Gjatë gjithë periudhës së Lojës Shpërblyese mund të dorëzohen maksimumi 10 aplikime për çdo Pjesëmarrës.

9. Si një hap opsional në Lojën Shpërblyese, Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në lojën interaktive që është integruar në faqen e internetit të Lojës Shpërblyese. Pjesëmarrësit që zgjedhin të luajnë duhet të lejojnë akses të përkohshëm në kamerën e pajisjes së tyre për t’u vizualizuar në ekran së bashku me vizualizuesin e muzikës. Nuk regjistrohet ose ruhet asnjë video apo imazh — kamera përdoret vetëm për të numëruar përtypjet gjatë lojës së
Pjesëmarrësve.

ÇMIMET

10. Çmimet që mund të fitohen janë si më poshtë:

  • 20x palë kufje JBL Tune 770 me anullim të zhurmës. Vlera e tyre totale (përfshirë TVSH-në) është 1,227.20 EUR, ndërsa vlera e secilës palë kufjesh JBL Tune 770 me anullim të zhurmës (përfshirë TVSH-në) është 61.36 EUR.

  • Kufjet mbulohen nga garancia standarde e prodhuesit. Çdo kërkesë që lidhet me zbatimin e garancisë ose riparimin duhet të drejtohet tek ofruesit e autorizuar të shërbimit të prodhuesit, në përputhje me termat e zbatueshëm të garancisë.

INFORMACION MBI ÇMIMIN

11. Kjo Lojë Shpërblyese nuk sponsorizohet nga JBL.

12. Çmimet janë të patransferueshme dhe nuk duhet të shiten, shiten me ankand ose reklamohen për shitje, qoftë në internet, në gazeta apo diku tjetër. Nuk do të ofrohen alternativa me para ose çmime të tjera zëvendësuese, të plota ose pjesërisht, përveç në rastet e rrethanave jashtë kontrollit të arsyeshëm të Promotorit, ku Promotori rezervon të drejtën të zëvendësojë çmimet me çmime me vlerë të barabartë ose më të madhe. Çmimet do të jepen vetëm drejtpërdrejt tek fituesit.

13. Në rast rrethanash jashtë kontrollit të arsyeshëm të Promotorit, ose në raste të mashtrimit, abuzimit dhe/ose një gabimi (njerëzor ose kompjuterik) që ndikon ose mund të ndikojë në funksionimin e duhur të kësaj Lojë Shpërblyese ose nëdhënien e një çmimi, Promotori rezervon të drejtën të pezullojë dhe/ose anulojë Lojën Shpërblyese në çdo fazë, pa asnjë përgjegjësi.

ZGJEDHJA DHE NJOFTIMI I FITUESIT

14. Numri përkatës i fituesve do të zgjidhet në mënyrë të rastësishme nga të gjithë Pjesëmarrësit duke përdorur një program kompjuterik të automatizuar. Data e shortit do të jetë më 08.06.2026. Përveç tyre, do të tërhiqet gjithashtu një numër total prej 20 fituesish rezervë. Fituesit rezervë mund të marrin një çmim nëse ndonjë nga fituesit kryesorë nuk konfirmon pjesëmarrjen e tij ose është i pavlefshëm sipas këtyre Termave dhe Kushteve.

15. Çdo Pjesëmarrës mund të fitojë maksimumi një çmim.

16. Fituesit do të kontaktohen dhe njoftohen deri më 15.06.2026 përmes emailit dhe numrit të celularit të dhënë gjatë aplikimit në Lojën Shpërblyese dhe duhet të përgjigjen për të konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Lojën Shpërblyese. Çmimet do të dërgohen me postë brenda 60 ditëve nga njoftimi i fituesit dhe do të dërgohen në adresën e dhënë gjatë aplikimit.

17. Nëse një fitues nuk është përgjigjur ndaj njoftimeve brenda 7 ditëve pune, ose nëse një fitues i zgjedhur është i pavlefshëm, shkel Kushtet dhe Termat, ose nuk mund të marrë ose refuzon të marrë çmimin për ndonjë arsye tjetër, Promotori rezervon të drejtën të zgjedhë një fitues rezervë që do të shpërblehet me çmim sipas rendit që janë tërhequr nga të gjitha aplikimet e mbetura. Fituesi rezervë do të kontaktohet dhe njoftohet për shpërblimin përmes emailit të dhënë gjatë aplikimit në Lojën Shpërblyese dhe duhet të përgjigjet ndaj këtij njoftimi brenda 7 ditëve pune. Nëse fituesi rezervë nuk përgjigjet ndaj njoftimit ose është i pavlefshëm sipas këtyre Termave dhe Kushteve, Promotori nuk ka detyrimin të japë çmimin tek fituesit e tjerë rezervë dhe mund të tërheqë shpërblimin sipas dëshirës së tij.

18. Sipas Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat Personale të Kosovës (Ligji Nr. 05/L-028), çmimet dhe dhuratat që marrin individët janë të tatueshme nëse vlera e tyre totale tejkalon 5,000 EUR brenda të njëjtit vit fiskal. Vlera e çmimeve që do të shpërndahen në kuadër të kësaj Lojë Shpërblyese është nën këtë prag ligjor. Ky nen është vënë vetëm për të pasqyruar pragun ligjor për çmimet e tatueshme sipas ligjit të Kosovës dhe nuk përbën këshillë tatimore.

PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

19. Promotori mbledh dhe përpunon të dhënat personale në përputhje me Politikën e Privatësisë të tij, e cila është e disponueshme në https://www.mars.com/privacy(open in new tab), dhe këtu tek Termat dhe Kushtet. Të dhënat mblidhen në mënyrë elektronike, përmes aplikimit të drejtpërdrejtë, personal dhe vullnetar nga Pjesëmarrësit.

20. Të dhënat personale që mblidhen dhe përpunohen për çdo Pjesëmarrës janë: emri dhe mbiemri i plotë, adresa e emailit, adresa postare dhe numri i celularit.

21. Përpunimi i të dhënave personale të Pjesëmarrësit është i nevojshëm për Promotorin, i cili është përgjegjës për përpunimin, si pjesë e organizimit dhe zhvillimit të Lojës Shpërblyese dhe për të informuar fituesit për rezultatet dhe për t’u dërguar atyre çmimin, në përputhje me këto Kushte dhe Terma, si dhe për të përmbushur detyrimet ligjore të zbatueshme. Të dhënat mund të përpunohen për qëllime marketingu nëse Pjesëmarrësi i ka dhënë pëlqimin e vet për marketing Promotorit. Të dhënat e mbledhura nga Promotori nuk do të ndahen me ndonjë palë të tretë, përveç ofruesve të shërbimeve të kontraktuar nga Promotori, të cilët veprojnë në emër të tij për qëllimin e kryerjes së të gjitha ose pjesës së përpunimit të të dhënave personale të Pjesëmarrësve për të përmbushur kushtet e kësaj Lojë Shpërblyese, ose me palë të treta siç kërkohet nga ligji. Të dhënat personale mund të ruhen në servera jashtë Bashkimit Evropian, ku ndodhen ofruesit e shërbimeve të kontraktuar nga Promotori (përfshirë Kosovën). Marrëveshje për përpunimin e të dhënave janë nënshkruar si duhet për këto transferime të të dhënave, në mënyrë që të zbatohen masa adekuate dhe të përshtatshme të mbrojtjes së të dhënave në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

22. Kur një Pjesëmarrës zgjedh të marrë pjesë në lojën interaktive të integruar, kamera e pajisjes së tij përdoret përkohësisht për të zbuluar lëvizjet e përtypjes në kohë reale, në mënyrë që sistemi të mund të numërojë sa përtypje kryen Pjesëmarrësi nën ritmin e muzikës. Asnjë video, imazh apo informacion fytyre nuk regjistrohet ose ruhet në asnjë fazë. Promotori nuk mbledh, nxjerr ose analizon asnjë model biometrik apo të sjelljes për ndonjë qëllim. Sinjali i kamerës përpunohet lokalisht në pajisjen e Pjesëmarrësit dhe zhduket sapo përfundon seanca. Pas çdo seance, sistemi regjistron vetëm numrin e përtypjeve të suksesshme sipas ritmit dhe identifikuesin e llogarisë tuaj. Pjesëmarrja në lojën interaktive është plotësisht opsionale dhe Pjesëmarrësit nuk janë të detyruar të marrin pjesë në këtë aktivitet në asnjë moment dhe u jepet mundësia ta anashkalojnë atë. Të dhënat e përmendura këtu përpunohen lidhur me funksionimin e duhur të sistemit dhe zhvillimin e Lojës Shpërblyese.

23. Të dhënat e Pjesëmarrësve që nuk janë shpallur fitues ose fitues rezervë do të ruhen deri në tërheqjen e fituesve në Lojën Shpërblyese dhe më pas do të fshihen. Të dhënat e fituesve dhe fituesve rezervë do të ruhen për 30 ditë nga dërgimi i çmimeve. Të dhënat e Pjesëmarrësve që kanë dhënë pëlqimin për marketing do të ruhen deri sa Pjesëmarrësit të tërheqin pëlqimin e tyre dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës për mbrojtjen e të dhënave.

24. Pjesëmarrësit në Lojën Shpërblyese mund të ushtrojnë të drejtat e tyre për privatësinë lidhur me të dhënat e tyre personale duke kontaktuar Promotorin. Personat që ushtrojnë të drejtën për të tërhequr pëlqimin, ose për të fshirë, transferuar, kundërshtuar ose kufizuar përpunimin e të dhënave të tyre personale para përfundimit të Lojës Shpërblyese, nuk do të mund të marrin pjesë në Lojën Shpërblyese dhe nuk do të përfshihen në tërheqjen për të fituar një çmim. Në rast se një fitues kërkon që të dhënat e tij personale, përfshirë numrin e telefonit dhe detajet e adresës, të fshihen, Promotori nuk mund të mbaj përgjegjësi nëse kjo kërkesë bën që të mos jetë në gjendje të përfundojë dorëzimin e çmimit të fituesit ose të ofrojë ndihmë pas fshirjes së numrit të telefonit. Pjesëmarrësit kanë të drejtë të paraqesin ankesë tek Agjencia për Informim dhe Privatësi.

25. Një listë e fituesve të çmimeve (vetëm emrat e shkurtuar) do të publikohet në faqen e internetit të Lojës Shpërblyese(https://www.yourchewyplace.com/sq-xk) pas datës 25.06.2026, për qëllime transparence dhe me kushtin e konfirmimit të vlefshmërisë dhe kualifikueshmërisë së pjesëmarrjes së fituesve në përputhje me këto Kushte dheTerma. Nëse një fitues kundërshton që informacioni i tij të bëhet i disponueshëm, ai duhet të kontaktojë Promotorin duke dërguar email në: orbit@mediacom.one. Megjithatë, Promotori mund të zbulojë informacionin tek autoritetet rregullatore nëse kërkohet ligjërisht.

26. Fituesit mund të kërkohen, nëse japin pëlqimin e tyre, të marrin pjesë në aktivitete të arsyeshme publiciteti lidhur me këtë Lojë Shpërblyese pa kompensim shtesë.

PËRGJEGJËSIA

27. Pjesëmarrja në Lojën Shpërblyese përmes Internetit nënkupton njohjen dhe pranimin e karakteristikave dhe kufizimeve të Internetit, veçanërisht në lidhje me performancën teknike dhe kohën e reagimit për konsultim, kërkime, ose transferim të informacionit. Mungesa e mbrojtjes së disa të dhënave ndaj mundësisë së keqpërdorimit dhe rreziqet e kontaminimit nga ndonjë virus që qarkullon në rrjet nuk do të ngarkojë në asnjë rrethanë përgjegjësinë e Promotorit.

28. Promotori nuk do të mbajë përgjegjësi në rast të ndërprerjes së komunikimeve përmes Internetit ose ndryshimit të aplikimeve (komunikim në rrjet, ndërprerje rrjeti) dhe më në përgjithësi, për çdo keqfunksionim të rrjetit të Internetit mbi të cilin Promotori nuk ka kontroll.

29. Promotori nuk do të mbahet përgjegjës në rast të keqfunksionimit ose dështimit të rrjetit postar dhe veçanërisht, në rast të humbjes së çmimeve gjatë dorëzimit, mosmarrjes së tyre, dëmtimit ose vonesës në dorëzim. Po ashtu, Promotori nuk do të jetë përgjegjës në rast se nuk mund të kontaktojë një fitues si pasojë e dhënies së të dhënave të gabuara të emailit gjatë regjistrimit, ose në rast të një gabimi në dorëzimin e çmimeve për shkak të informacionit të pasaktë të emailit gjatë regjistrimit, ose në rast të një gabimi në dorëzimin e çmimeve për shkak të informacionit të pasaktë të dhënë nga Pjesëmarrësit, ose nëse çmimet nuk pranohen nga fituesit brenda afatit të përcaktuar nga shërbimi postar.

INFORMACION I PЁRGJITHSHЁM

30. Nëse ndonjë nen i këtyre Kushteve dhe Termave shpallet i paligjshëm, i pavlefshëm ose në mënyrë tjetër i papërdorshëm, atëherë ai do të konsiderohet i fshirë nga këto Kushte dhe Terma. Nenet e mbetura nuk do të preken dhe do të vazhdojnë të jenë plotësisht në fuqi dhe efektive.

31. Kjo Lojë Shpërblyese dhe këto Kushtet dhe Terma (dhe çdo mosmarrëveshje/kërkesë që lind nga ose në lidhje me to) do të rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës. Çdo mosmarrëveshje ose veprim do t’i nënshtrohet juridiksionit të gjykatave kompetente të Republikës së Kosovës.

 

Mbrapa